Të fundit

Arresti shtëpiak, gjykata merr vendim për Andrew Tate

Një gjykatë në kryeqytetin e Rumanisë vendosi më 18 korrik që t’ia vazhdojë arrestin shtëpiak për edhe 30 ditë influencuesit kontrovers Andrew Tate.

Tate akuzohet për përdhunim, trafikim me njerëz dhe për krijimin e një grupi kriminal me qëllim për t’i shfrytëzuar seksualisht gratë.

Vendimi i Gjykatës së Bukureshtit vjen një muaj pasi prokurorët ngritën aktakuzë edhe formalisht ndaj yllit 36-vjeçar të rrjeteve sociale, si dhe ndaj vëllait të tij dhe dy grave të tjera në rastin e njëjtë.

Të gjithë katër të pandehurit – të cilët u arrestuan në fund të muajit dhjetor në Bukuresht – do të mbahen në arrest shtëpiak edhe për 30 ditë të tjera.

Tate dhe të tjerët i kanë mohuar të gjitha akuzat.

Në padinë e dorëzuar në gjykatën në Bukuresht, është thënë se katër të pandehurit e kanë formuar një grup për krim të organizuar më 2021 për të kryer trafikim me njerëz në Rumani, por edhe në shtetet tjera, përfshirë Shtetet e Bashkuara dhe Mbretërinë e Bashkuar.

Aty janë përmendur shtatë viktima që kanë thënë se janë rekrutuar nga vëllezërit Tate përmes premtimeve të rreme për dashuri dhe martesë.

Të pandehurit dyshohet se i kanë detyruar disa gra që të marrin pjesë në pornografi, dhe materialet më vonë janë publikuar në rrjetet sociale./REL

Video nga Paradoks

Përplasje e fortë në VV SHOW mes Kajtazit e Ymerit

Klikoni KËTU për t’u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Paparacit në Viber.

Subscribe në kanalin zyrtar të Paparacit - Kliko KËTU

Të fundit

TË TJERA

Qëndro i informuar

Për të mos ju ikur asnjë lajm, regjistrohu në Paparaci