Komandanti i KFOR-it, Angelo Michele Ristuccia, ka takuar të martën ministren e Ekonomisë, Artane Rizvanolli.
Në takim ishin prezenet edhe përfaqësues të ambasadave të Italisë dhe Gjermanisë, si dhe të organizatave të mirëqenies sociale. Në njoftim thuhet se është folur për gjendjen e përgjithshme të minoriteteve në Kosovë.
Megjithatë, KFOR-i në njoftimin e lëshuar në Twitter, nuk i është është referuar Artane Rizvanollit si ministre në Qeverinë Kurti, raporton Paparaci.
Zyrtarisht, Rizvanolli është ministre e Ekonomisë në Republikën e Kosovës.
Por, në kumtesë bëhet e ditur se “ata kanë pasur një diskutim produktiv për gjendjen e përgjithshme të minoriteteve në Kosovë”.
“Komandanti i KFOR-it, MG Ristuccia, u takua me znj. Artane Rizvanolli nga Institucionet në Ekonominë e Kosovës, përfaqësues të ambasadave italiane dhe gjermane dhe të organizatave të mirëqenies sociale”, thuhet në njoftimin e KFOR-it të publikuar në Twitter.
#KFOR Commander, MG Ristuccia, met with Ms. Artane Rizvanolli of Institutions in Kosovo Economy, representatives of Italian and German embassies and of social welfare organizations. They had a productive discussion on the general situation of the minorities in #Kosovo. pic.twitter.com/GpXlCs8qtb
— NATO Kosovo Force – KFOR (@NATO_KFOR) August 8, 2023
