Grupi punues për hartimin e udhëzimit administrativ për largimin e kryetarëve në komunat veriore, ka mbajtur të mërkurën takimin e parë.
Kryesuesi i këtij ekipi, Besim Myrtezani, bëri të ditur se aty është diskutuar drafti fillestar, i cili mund të pësojë ndryshime gjatë diskutimeve që do të vazhdojnë, për të dalë më pas në diskutim publik.
Ai tha se në këtë takim kanë marrë pjesë krejt anëtarët e grupit, derisa mbledhja e radhës pritet të mbahet të premten ose të mërkurën e javës së ardhshme.
