Të fundit

Escobar i shkon Lajçakut në Bruksel, thellohet diskutimi për dialogun Kosovë-Serbi

Emisari i BE-së për dialogun Kosovë-Serbi, Miroslav Lajçak, ka pritur të martën në Bruksel të dërguarin e ShBA-së për Ballkanin Perëndimor, Gabriel Escobar.

Me të njëjtin, tha se kaloi një diskutim të thelluar mbi dialogun ndërmjet Prishtinës dhe Beogradit.

Në një postim në Twitter, diplomati sllovak e falënderoi Escobarin për bashkëpunimin e jashtëzakonshëm, transmeton Paparaci.

“Gëzohem që mirëpres kolegun dhe mikun tim të mirë të Departamentit amerikan të Shtetit, Escobar në Bruksel”, shkroi Lajçak.

“Së bashku me ekipet tona, ne kaluam dje në një diskutim të thelluar mbi Dialogun, gjendjen aktuale dhe rrugën përpara, si dhe çështje të tjera rajonale të Ballkanit Perëndimor. Faleminderit për një bashkëpunim të jashtëzakonshëm”, ka deklaruar ai.

Video nga Paradoks

Përplasje e fortë në VV SHOW mes Kajtazit e Ymerit

Klikoni KËTU për t’u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Paparacit në Viber.

Subscribe në kanalin zyrtar të Paparacit - Kliko KËTU

Të fundit

TË TJERA

Qëndro i informuar

Për të mos ju ikur asnjë lajm, regjistrohu në Paparaci