Të fundit

“Kapet” edhe një organ i pavarur: Ish-kandidatja e LVV-së propozohet për pozitën e rëndësishme

Qeveria e Kosovës në mbledhjen e sotme ka aprovuar rekomandimin e dy anëtarëve të Komisionit të Autoritetit të Konkurrencës. Kryeministri Kurti ka bërë të ditur se Komisioni Ad Hoc i ka kryer intervistat e kandidatëve dhe i ka dërguar Kuvendit të Kosovës emrat e Florent Mehmetit dhe Salihe Gashi – Lokut.

Por, Salihe Gashi – Loku kishte qenë kandidate e Lëvizjes Vetëvendosje për asamble komunale në zgjedhjet lokale të vitit 2021 me numër 8 në listën për komunën e Ferizajit.

Ajo sipas ekzekutivit nga intervistimet e bëra del të ketë arritur pikët për të shkuar në Kuvend ku pritet që të vendoset me votat e deputetëve.

Lidhur me Salihe Gashi – Lokun ishte raportuar edhe më herët. Në vitin 2022, mediet kishin raportuar se babai i saj është “rehatuar” në Bordin e Universitetit të Shkencave të Aplikuara në Ferizaj. /Paparaci.com/ 

Video nga Paradoks

Përplasje e fortë në VV SHOW mes Kajtazit e Ymerit

Klikoni KËTU për t’u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Paparacit në Viber.

Subscribe në kanalin zyrtar të Paparacit - Kliko KËTU

Të fundit

TË TJERA

Qëndro i informuar

Për të mos ju ikur asnjë lajm, regjistrohu në Paparaci