Të fundit

Ronaldinho në telashe, mund të përfundojë në burg

Legjenda e futbollit, Ronaldinho mund të përfundojë në burg. Ish-futbollisti i Barcelonës, Milanit dhe PSG-së është akuzuar për mashtrim pas një hetimi të kryer në një nga kompanitë e tij.

Ronaldinho dyshohet se premtoi fitime prej më shumë se 2% për të gjithë investitorët që depozituan një minimum prej 30 dollarësh në kriptomonedha.

“Topi i Artë” i vitit 2005, raporton shtypi brazilian, është thirrur për t’u paraqitur disa herë para Komisionit Parlamentar të Dhomës së Deputetëve.

Pas mungesës së tij të njëqindtë, deputeti Aureo Ribeiro (Presidenti i Komisionit) e thirri sërish për nesër dhe e siguroi se, nëse Ronaldinho nuk paraqitet, do të shkojë në polici për ta marrë me forcë”.

Dinho u shfaq vetëm si “ambasador” i kësaj kompanie, e cila fillimisht u themelua vetëm për qëllime të marketingut të orëve dhe bizhuterive, megjithëse prokurori brazilian beson se ai është i përfshirë në mashtrim.

Avokatët e tij sigurojnë se ai ishte një “viktimë” e kompanisë së lartpërmendur, e cila dyshohet se ka përdorur figurën dhe emrin e tij në mënyrë të paligjshme, pa autorizim, për të mashtruar klientët e mundshëm.

Këta kanë bërë një ankesë dhe ka ngritur një padi për rreth 61.2 milionë dollarë kundër 18kRonaldinho për dëmin e shkaktuar.

Video nga Paradoks

Përplasje e fortë në VV SHOW mes Kajtazit e Ymerit

Klikoni KËTU për t’u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Paparacit në Viber.

Subscribe në kanalin zyrtar të Paparacit - Kliko KËTU

Të fundit

TË TJERA

Qëndro i informuar

Për të mos ju ikur asnjë lajm, regjistrohu në Paparaci