Qeveria e Kosovës do të mblidhet sot.
Kjo është bërë e ditur përmes një njoftimi për media nga zyra për media e Qeverisë.
Mbledhja do të fillojë në ora 14:00.
Ndërsa, nuk është bërë i ditur rendi i ditës. me pikat e propozim-vendimeve që pritet të shqyrtohen nga kabineti qeveritar.
Mbledhjen e fundit, ekzekutivi e mbajti javën e kaluar. Në atë mbledhje u miratuan masat e reja anti-COVID.
