Të fundit

Djali i Thaçit dhe djali i Veselit shihen bashkë me të rinjtë e PDK-së

Kryetari i PDK-së, Memli Krasniqi ka publikuar të martën dy fotografi të djemve të ish-presidentit të Kosovës, Hashim Thaçi, dhe ish-kryekuvendarit, Kadri Veselit, të cilët shihen së bashku me pjesëtarë të Forumit Rinor të PDK-së.

Deputeti Krasniqi u shpreh krenar me ta, transmeton Paparaci.

“Endriti dhe Klestori në mesin e Rinisë së PDK-së, në përfundim të një muaji përplot aktivitete. Krenar sa s’ka”, shkroi Krasniqi.

Thaçi dhe Veseli aktualisht ndodhen në paraburgim në Hagë. Ata bashkë me ish-deputetin Rexhep Selimi dhe ish-kryetarin e Kuvendit, Jakup Krasniqi, po akuzohen për krime lufte nga Gjykata Speciale.

Video nga Paradoks

Përplasje e fortë në VV SHOW mes Kajtazit e Ymerit

Klikoni KËTU për t’u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Paparacit në Viber.

Subscribe në kanalin zyrtar të Paparacit - Kliko KËTU

Të fundit

TË TJERA

Qëndro i informuar

Për të mos ju ikur asnjë lajm, regjistrohu në Paparaci