Të fundit

Vuçiq: Patëm një “bisedë të mirë” me kongresistin amerikan Turner

Kongresisti amerikan Michael Turner sot e ka takuar presidentin serb Aleksandar Vuçiq me ç’rast kanë biseduar për çështjet aktuale në rajon si dhe për marrëdhëniet dypalëshe dhe rrugën evropiane të Serbisë.

Presidenti serb ka deklaruar se ka pasur “një bisedë të mirë” me Turnerin.

“Mirëprita dialogun dinamik politik me përfaqësuesit e administratës amerikane dhe të Kongresit dhe theksova se jemi të përkushtuar për zhvillimin e bashkëpunimit të përgjithshëm me SHBA”, ka shkruar Vuçiq në llogarinë e tij në Instagram.

Pas këtij takimi presidentin serb e pret në orën 12 edhe takimi me përfaqësuesin special të Bashkimit Evropian për dialogun ndërmjet Kosovës dhe Serbisë dhe çështje të tjera rajonale të Ballkanit Perëndimor, Miroslav Lajçak./Paparaci.com

Video nga Paradoks

Përplasje e fortë në VV SHOW mes Kajtazit e Ymerit

Klikoni KËTU për t’u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Paparacit në Viber.

Subscribe në kanalin zyrtar të Paparacit - Kliko KËTU

Të fundit

TË TJERA

Qëndro i informuar

Për të mos ju ikur asnjë lajm, regjistrohu në Paparaci