Të fundit

Google akuzohet si fajtore në vdekjen e një burri amerikan

Familja e një burri amerikan që vdiq pasi ra nga një urë e cila ishte e shembur po pretendon se ai vdiq sepse Google nuk arriti të përditësonte hartat e saj, shkruan BBC.

Familja e Philip Paxsonit ka paditur kompaninë për vdekjen e tij, duke pretenduar se Google nga pakujdesia nuk tregoi se ura ishte shembur nëntë vjet më parë.

Paxson vdiq në shtator 2022 pasi u përpoq të kalonte me veturë mbi urën e dëmtuar në Hickory, Karolina e Veriut.

Një zëdhënës i Googleit ka thënë se kompania po shqyrtonte akuzat.

Banorët vendas kishin kontaktuar në mënyrë të përsëritur Googlein që ta ndryshonin hartën pasi ura ishte shembur në vitin 2013, pretendon padia.

Barrierat që normalisht ishin vendosur në hyrje të urës mungonin për shkak të vandalizmit, sipas Charlotte Observer.

Janë paditur gjithashtu tre kompani lokale, me argumentin se kishin për detyrë të mirëmbanin urën.

Video nga Paradoks

Përplasje e fortë në VV SHOW mes Kajtazit e Ymerit

Klikoni KËTU për t’u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Paparacit në Viber.

Subscribe në kanalin zyrtar të Paparacit - Kliko KËTU

Të fundit

TË TJERA

Qëndro i informuar

Për të mos ju ikur asnjë lajm, regjistrohu në Paparaci