Të fundit

Gjermania në linjë me ShBA-të, dënon ashpër vrasjen e policit të Kosovës

Ambasadori i Gjermanisë në Prishtinë, Jorn Rohde, i është bashkëngjitur reagimit të kolegut të tij nga ShBA-të, Jeff Hovenier, i cili ka dënuar ashpër sulmet e orkestruara dhe të dhunshme ndaj Policisë së Kosovës.

Ambasadori Hovenier, pas vrasjes së pjesëtarit të Policisë së Kosovës në Veri, ka thënë se Policia e Kosovës ka përgjegjësi të plotë dhe legjitime për zbatimin e ligjit në Kosovë.

Njashtu u shpreh edhe Rohde, i cili tha se autorët e këtij sulmi vrasës kundër zyrtarëve të rendit të Policisë së Kosovës duhet të dalin para drejtësisë.

“Sundimi i ligjit duhet të zbatohet në Kosovë. Ngushëllimet e mia të përzemërta shkojnë për familjen e policit të vdekur të PK-së dhe për policët e plagosur të PK-së”, tha diplomati gjerman.

Video nga Paradoks

Përplasje e fortë në VV SHOW mes Kajtazit e Ymerit

Klikoni KËTU për t’u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Paparacit në Viber.

Subscribe në kanalin zyrtar të Paparacit - Kliko KËTU

Të fundit

TË TJERA

Qëndro i informuar

Për të mos ju ikur asnjë lajm, regjistrohu në Paparaci