Të fundit

​Familjari i policit të plagosur: Lajmin e kemi marrë përmes mediave

Hifzi Rashiti, familjar i policit të plagosur mbrëmë pas mesnate gjatë sulmeve nga grupet e armatosura në fshatin Banjska të Zveçanit, ka thënë se gjendja e tij vazhdon të jetë mirë dhe jashtë rrezikut për jetë.

“Gjendjen e ka stabile… Nuk kemi të drejtë të japim informacione (sa i përket si ka ndodhë rasti)… Lajmin e kemi marrë përmes mediave… Besoj nesër në mëngjes e lirojnë”, tha Rashiti.

Policin e plagosur e ka vizituar edhe Kryetari i Sindikatës së Policisë, Imer Zeqiri.

Në orët e para të mëngjesit të ditës së sotme (e diel) është vrarë rreshteri i Policisë së Kosovës, Afrim Bunjaku ndërsa polici tjetër Alban Rashiti ka mbetur i plagosur. Ngjarja e rëndë ka ndodhur në fshatin Banjska të Zveçanit ku është sulmuar patrulla policore.

Video nga Paradoks

Përplasje e fortë në VV SHOW mes Kajtazit e Ymerit

Klikoni KËTU për t’u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Paparacit në Viber.

Subscribe në kanalin zyrtar të Paparacit - Kliko KËTU

Të fundit

TË TJERA

Qëndro i informuar

Për të mos ju ikur asnjë lajm, regjistrohu në Paparaci