Të fundit

Reagimi i Armand Duka pasi u emërua zëvendëspresident i UEFA-s

Armand Duka është bërë shqiptari i parë që arrin një post të lartë në organet e futbollit ndërkombëtar. Duka është zgjidhur zëvendës-president i UEFA-s.

Pas këtij vendimi nga organi më i lartë në futbollin evropian, ka ardhur edhe reagimi i kreut të futbollit shqiptar.

Duka ka thënë se ndihet shumë i nderuar që i është besuar ky post, por edhe që është një vlerësim i madh për sportin shqiptar.

“Dua të ndaj me ju lajmin se nga sot më është besuar detyra e Zëvendës Presidentit të UEFA-s. Ndihem shumë i nderuar nga ky besim që më ka dhënë komiteti i futbollit evropian. Ky është padiskutim një privilegj i madh për mua por në të njëjtën kohë është dhe një vlerësim i madh që i bëhet futbollit shqiptar e punës së madhe që është bërë në këto vite.

Komuniteti i futbollit shqiptar sot ka një vend në drejtimin e futbollit evropian dhe së bashku do të japim kontributin tonë për mbarëvajtjen dhe strategjitë zhvillimore të futbollit në të gjithë Evropën”, ka thënë fillimisht kryetari i FSHF-së.

Përpos zgjedhjes së tij në postin e ri, Duka është deklaruar edhe për organizimin e Kampionatit Evropian për grupmoshat U-17.

“26 shtatori 2023 do të mbetet një datë historike për futbollin shqiptar dhe jo vetëm sepse familja e madhe e futbollit evropian, UEFA, na besoi organizimin e Kampionatit Evropian për 17 vjeçarët në vitin 2025-të. Ky Kampionat Evropian është pa diskutim organizimi më i madh në historinë e futbollit tonë dhe duhet të jemi shumë krenar që pas organizimit të suksesshëm të shumë aktiviteteve evropiane tani na u besua një kompeticion kaq prestigjioz.

Përpara kemi shumë punë, na presin sfida të rëndësishme, por së bashku me Qeverinë shqiptare, Ministrinë e Arsimit dhe Sportit, Bashkitë e qyteteve që do të mirëpresin këtë kompeticion, do të arrijmë të bëjmë një organizim të shkëlqyer që do të nderojë Shqipërinë dhe futbollin tonë”, përfundoi Duka.

Video nga Paradoks

Përplasje e fortë në VV SHOW mes Kajtazit e Ymerit

Klikoni KËTU për t’u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Paparacit në Viber.

Subscribe në kanalin zyrtar të Paparacit - Kliko KËTU

Të fundit

TË TJERA

Qëndro i informuar

Për të mos ju ikur asnjë lajm, regjistrohu në Paparaci