Pas plasimit të suksesshëm në treg të produktit viziv “Paradoks me Vehbi Kajtazin”, Paparaci.com do të sjell edhe një tjetër produkt të ri medial.
Projekti i ri i Paparaci do të sjell intervista të shkurta me personazhe të botës së politikës, showbizit, sportit, kulturës e artit e mediave.
Personazhe të rëndësishme të skenës publike në Kosovë do të përgjigjen në vetëm tri pyetje të Paparaci.com me video-mesazh.
Këto intervista, synojnë përgjigje precize e konkrete lidhur me çështjet të cilat janë në interes të publikut.
Maratona e intervistave të shkurta do të fillojë së transmetuari në faqet e Paparaci.com në Facebook: Paparaci Video dhe Paparaci nga e shtuna.
Të shtunën dhe të dielën do të keni mundësi t’i dëgjoni intervistat e dy personazheve shumë interesante nga bota politike dhe ajo e medias.
Për të mos i humbur projektet e radhës dhe videot e Paparaci.com, pëlqeni faqen Paparaci Video në Facebook.
