Të fundit

“E kemi fillu me çimento në Han të Elezit”: Kush është biznesmeni në krye të ndërtesës më të madhe në Prishtinë?

Ndërtuesi i “40 katëshes” në Prishtinë Sherif Ramuka në një rrëfim ekskluziv për “Paradoks me Vehbi Kajtazin” në Paparaci ka thënë se është me prejardhje nga katundi dhe vjen nga komuna e Hanit të Elezit, ndërsa lidhur me mendimet e qytetarëve të vjetër të Prishtinës ai thotë se “duhet ta shijojnë” këtë objekt.

Ai ka treguar se si ka filluar historia e tij biznesore, fillimisht me prodhimin e cimentos e më tutje në ndërtim.

“Faktikisht, ne jemi katundarë, unë i Hanit të Elezit me ardhë në Prishtinë me marrë guximin me ndërtu këtë objekt kaq të madh. Unë vi prej një qyteti ku prodhohet çimentoja, ne kemi qenë nga fillimi deri sot jemi marrë me çimento, prodhime betoni, ndërtime”, tha ai.

Ai ka thënë se kanë edhe ndërtesa të tjera në lagje të tjera të Prishtinës, por më të vogla dhe jo të përmasave sa ndërtesa më e lartë në Prishtinë.

“Hani i Elezit është historia jonë ku kemi filluar me çimento, me tregti, kemi shpërnda e shitë në krejt qytetet e Kosovës para dhe pas luftës, pastaj jemi bërë prodhues të betonit, kemi filluar të ndërtojmë në Veternik e tutje, ndërsa më të vogla se kjo, besoj se qytetarët e vjetër të Prishtinës e vlerësojnë këtë sepse nuk do të ketë të tillë”, tha Ramuka.

Ai gjithashtu ka pretenduar se karshi krizës aktuale, një investim i tillë me cilësi të lartë nuk do të ndodh edhe për shumë vite.

“Në këtë lloj krize siç po shihet. Për të ardhmen nuk e di nuk mund të them, por tash për tash nuk do të ketë mundësi, investime shumë-milionëshe, me cilësi të lartë”, tha ai.

Ndërsa i pyetur se sa do t’i mbijetojë kohës ky objekt, ndërtuesi shprehet goxha i bindur.

“Veç nëse ndodh ndonjë vullkan, a kijamet, sepse jo do të qëndrojë me qindra vjet, betoni, prej përvojës së punës, vjen duke u forcuar e jo duke u dobësuar, nuk bëhen me konstruksione metalike objektet sepse ka afat, kjo nuk ka afat.”, tha gjithashtu Ramuka. /Paparaci.com/ 

Video nga Paradoks

Përplasje e fortë në VV SHOW mes Kajtazit e Ymerit

Klikoni KËTU për t’u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Paparacit në Viber.

Subscribe në kanalin zyrtar të Paparacit - Kliko KËTU

Të fundit

TË TJERA

Qëndro i informuar

Për të mos ju ikur asnjë lajm, regjistrohu në Paparaci