Të fundit

Kadriaj: Policia e Kosovës me mungesë të mjeteve elementare të punës

Deputetja e Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Time Kadriaj ka folur për dështimin e projekt-rezolutës në mbështetje të Policisë së Kosovës, ku tha që aprovimi i kësaj rezolute ishte më e pakta që kjo qeveri mund të bënte.

“Për aprovimin e një rezolute, një debat për një rezolutë, për kërkesat më legjitime për Policinë e Kosovës, që ndoshta buxhetit të Kosovës nuk do t’i kishin kushtuar aq shumë, dhe ato janë tri kërkesa elementare, që është ligji i parakohshëm që nuk ka kosto buxhetore për pensionimin e parakohshëm të policëve, është kërkesa për rrezikshmërinë e policisë të cilët gjithmonë e kanë pasur, po edhe për sigurimin shëndetësor. Ky është minimum që kjo qeveri ka mund me e bë për Policinë e Kosovës”, ka thënë Kadriaj.

Ndërsa sa i përket kushteve të Policisë së Kosovës, deputetja tha se atyre iu mungojnë mjetet elementare të punës.

“Nuk është që ne këtë shqetësim e kemi ngritur vetëm për situatën e krijuar, dhe nëse e analizojmë dhe e shohim unë personalisht para shumë kohe e kam ngritur këtë shqetësim sepse policëve iu kanë munguar uniformat, iu mungojnë mbathjet edhe ato çantat personale, dhe po ngritnin shqetësim se duke pasur rekrutë të rinj nuk i kanë pajisur me mjetet elementare”, u deklarua Kadriaj.

Video nga Paradoks

Përplasje e fortë në VV SHOW mes Kajtazit e Ymerit

Klikoni KËTU për t’u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Paparacit në Viber.

Subscribe në kanalin zyrtar të Paparacit - Kliko KËTU

Të fundit

TË TJERA

Qëndro i informuar

Për të mos ju ikur asnjë lajm, regjistrohu në Paparaci