Të fundit

Ballkani pëson ‘tronditje’, lëndohet Kryeziu

Ballkani ka triumfuar me rezultat 4-1 ndaj Lirisë në Superligën e Kosovës, por ka pësuar një tronditje nga lëndimi i njërit prej futbollistëve kryesor të skuadrës.

Lajm i keq për skuadrën e Ilir Dajës është lëndimi që ka pësuar në fundin e ndeshjes Almir Kryeziu.

Sulmuesi i krahut është lënduar në fundin e ndeshjes pasi shënoi golin e katërt.

Kryeziu u detyrua të lë fushën me barelë për shkak të lëndimit që dukej i rëndë.

Trajneri Ilir Daja, pas ndeshjes, tha për mikrofonat e Artsport se nuk është ende në dijeni për shkallën e lëndimit.

“Shpresoj që të mos jetë lëndim serioz sepse Kryeziu është një lojtar shumë i rëndësishëm për ndeshjet, si në kampionat, ashtu edhe në Evropë”, tha Daja.

Video nga Paradoks

Përplasje e fortë në VV SHOW mes Kajtazit e Ymerit

Klikoni KËTU për t’u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Paparacit në Viber.

Subscribe në kanalin zyrtar të Paparacit - Kliko KËTU

Të fundit

TË TJERA

Qëndro i informuar

Për të mos ju ikur asnjë lajm, regjistrohu në Paparaci