Modelja Arbenita Ismajli ka publikuar një bisedë sot me një postim në Instagram.
Ajo e ka demaskuar Unikkatilin në një mesazh privat që ai i ka dërguar në Instagram, e të cilin ajo e ka vendosur ta bëjë publik.
Reperi që dihet se kishte pasur përplasje në distancë me ish-bashkëshortin e Arbenitës, Feronit Shabanin e ka kontaktuar modelen me një ide pak të çuditshme.
“Hej, kam një ide që mund të të çlirojë. Dhe me respekt maksimal për privatësinë tënde. Premtoj”, i ka shkruar ai modeles.
Nuk ka munguar përgjigja plot ironi e Arbenitës e cila i ka kërkuar t’ia porosisë një picë mesatare me kërpudha duke u tallur në këtë formë me mesazhin e pranuar teksa reperin edhe e ka bllokuar.

