Të fundit

Kanosi mjekun me thikë në QKMF të Shtimes, arrestohet e dyshuara

B.B., e moshës 47-vjeçare dyshohet se ka kanosur me thikë një mjek të Qendrës Kryesore së Mjekësisë Familjare në Shtime.

Me vendim të prokurorit kujdestar nga Prokuroria Themelore në Ferizaj, e dyshuara është ndaluar për 48 orë, ndërsa rasti është cilësuar si “Kanosje”.

Njoftimi i plotë i policisë:

Stacioni policor në Shtime, sot rreth orës rreth orës 13:00 ka pranuar një informacion nga Qendra Kryesore e Mjekësisë Familjare në Shtime se është një rast i kanosjes.

Në lidhje me këtë, policia i ka marrë veprimet e nevojshme dhe menjëherë ka dalë në vendin e ngjarjes dhe ka arrestuar të dyshuarën B.B (F/K) e moshës 47 vjeçare, e cila me një mjet të mprehtë (thikë) kishte kanosur një mjek të kësaj qëndre.

Policia të dushuarën më pas e ka shoqëruar në stacionin e policisë në Shtime dhe pas intervistimit nga policët hetues, me vendim të prokurorit kujdestar nga Prokuroria Themelore në Ferizaj është ndaluar në mbajtje për 48 orë, për procedura të mëtejme hetimore, ndërsa rasti është cilësuar “Kanosje”.

Video nga Paradoks

Përplasje e fortë në VV SHOW mes Kajtazit e Ymerit

Klikoni KËTU për t’u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Paparacit në Viber.

Subscribe në kanalin zyrtar të Paparacit - Kliko KËTU

Të fundit

TË TJERA

Qëndro i informuar

Për të mos ju ikur asnjë lajm, regjistrohu në Paparaci