Të fundit

Vendimi i qeverisë për shtesat e policëve, reagon Sindikata e Policisë

Qeveria Kurti, gjatë ditës së sotme ka vendosur për shtesat e rrezikshmërisë për zyrtarët e Policisë së Kosovës.

Lidhur me këtë çështje, nga Sindikata e Policisë së Kosovës, është deklaruar për Paparacin kryetari i Sindikatës, Imer Zeqiri.

Zeqiri ka thënë se nuk e kanë parë ende vendimin, mirëpo nëse është i papranueshëm siç po duket, nuk do e pranojnë as sindikata.

“Nuk i kemi pa hala të gjitha pikat, kur t’a shikojmë do të vendosim, mirëpo nëse është i papranueshëm, normal që nuk do t’a pranojmë”, është shprehur Zeqiri.

Ndryshe, kryeministri i Kosovës Albin Kurti, në mbledhjen e Qeverisë ka propozuar shtesat e rrezikshmërisë për pjesëtarët e Policisë së Kosovës.

“Si qeveri kemi ardhur deri tek propozimi për shtesat e rrezikshmërisë për zyrtarët e Policisë së Kosovës. Në këtë propozim përfshihen shtatë kategori të pozitave: shtesat për njësitë elitare, Njësia Speciale Intervenuese, Njësia për Ndërhyrje të Shpejtë dhe Njësia për Mbrojtje të Afërt janë nga 150 euro shtesë të pagës bazë. 120 euro shtesë për njësitë speciale operative K-9 dhe njësia për eksploziv, pjesëtarët e patrullave kufitare do të përfitojnë nga 100 euro në muaj, ndërsa pjesëtarët e hetuesisë nga 75 euro shtesë në muaj. Ekipet reaguese dhe patrullat do të marrin nga 60 euro shtesë në muaj. Kurse, policët që angazhohen për sigurimin e objekteve do t’ju ndahen nga 50 dhe respektvisiht 45 euro shtesë të rrezikshmërisë”, ka thënë ai.

Video nga Paradoks

Përplasje e fortë në VV SHOW mes Kajtazit e Ymerit

Klikoni KËTU për t’u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Paparacit në Viber.

Subscribe në kanalin zyrtar të Paparacit - Kliko KËTU

Të fundit

TË TJERA

Qëndro i informuar

Për të mos ju ikur asnjë lajm, regjistrohu në Paparaci