Të fundit

Qeveria miraton buxhetin për vitin 2024, ia procedon kuvendit

Qeveria e Kosovës në mbledhjen e mbajtur të martën ka miratuar Projektligjin për ndarjet buxhetore për vitin 2024.

Sipas ministrit të Financave, Hekuran Murati, të hyrat buxhetore për vitin 2024 pritet të arrijnë në 3 miliardë e 28 milionë euro, që ai ka thënë se paraqet një rritje prej 5 për qind në raport me vitin paraprak.

“Rritja ekonomike në 2023-n pritet të përmbyllet me 4 për qind në terma realë, e 9 për qind në terma nominalë. Rritjes ekonomike do t’i paraprijë edhe një dinamikë e përshpejtuar e ekzekutimit të investimeve kapitale publike dhe orientimit në sektorë prioritarë. Presim që në 2024-n të hyrat e buxhetit të arrijnë në 3 miliardë e 28 milionë euro, që paraqet një rritje prej 5 për qind në raport me vitin paraprak”, ka thënë Murati.

Kryeministri Albin Kurti, në këtë mbledhje ka thënë se Qeveria e tij, si asnjëherë më parë është përballur me më shumë sfida, se secila Qeveri që nga paslufta.

Ai ka thënë se në këtë mandat kanë menaxhuar pandeminë, kanë tejkaluar krizën energjetike dhe kanë mbështetur qytetarët për t’u përballur me inflacionin.

Video nga Paradoks

Përplasje e fortë në VV SHOW mes Kajtazit e Ymerit

Klikoni KËTU për t’u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Paparacit në Viber.

Subscribe në kanalin zyrtar të Paparacit - Kliko KËTU

Të fundit

TË TJERA

Qëndro i informuar

Për të mos ju ikur asnjë lajm, regjistrohu në Paparaci