Reperi i njohur kosovar, Mozzik ka reaguar pas protestes së djeshme të Njësisë Speciale Intervenuese (NjSI).
Mozzik ka mbështetur protestën teksa ka thumbuar shefen e deputetëve të LVV-së, Mimoza Kusari Lila.
“1800 euro për Mimozën që koordinohet me Millanin, 600 euro për ata që e luftojnë Millanin! Zoti ju rujtë o atdhedashës”, shkroi ai.
Kujtojmë se Kusari Lila ishte e përfshirë në përgjime së bashku me zyrtarin e Listës Serbe, Slavko Simiq.
Ajo në audioincizime e kishte pranuar se ka biseduar me Milan Radojçiqin, tash kryeterroristi që i priu sulmit në Banjskë të Zveçanit ku mbeti i vrarë polici Afrim Bunjaku.
