Deputeti i PDK-së, Bekim Haxhiu, ka reaguar pas përurimit të tuneleve 6 dhe 7 të linjes hekurudhore Hani i Elezit – Fushë Kosovë.
Në këtë përurim ishte i pranishëm edhe kryeministri Albin Kurti, bashkë me ministren e Ekonomisë Artane Rizvanolli.
Për këtë, Haxhiu ka shkruar se Kurti po mundohet t’i prezantojë projektet e ish-kryeministrt Hashim Thaçi si të vetat.
“Projektet që i ideoi dhe i zhvilloi Hashim Thaçi, kryemashtrusi Kurti po mundohet t’i prezantoj si punë të tij”, ka shkruar ai.
