Të fundit

Ganimete Musliu e lëshon seancën, kjo është arsyeja

Deputetja e Partisë Demokratike të Kosovës, Ganimete Musliu e ka lëshuar senacën e Kuvendit të Kosovës për shkak të mungesës së ministrave.

Ajo është shprehur se ka pyetje për ministrat Liburn Aliu dhe Xhelal Sveçla, të cilën nuk ishin pjesë e seancës.

Musliu u shpreh se e konsideron të pakuptimë dhe të padrejtë qëndrimin e mëtutjeshëm në seancë.

“E kam bërë një pyetje për ministrin Xhelal Sveçla me datën 5 qeshor 2023, sot jemi në 1 dhjetor dhe ai nuk vjen të përgjigjet. Vet fakti që unë kam pyetje parlamentare sot për Liburn Aliu dhe Xhelal Sveçlën dhe as sot nuk janë këtu, nuk e di pse ia vlen ne të rrimë në këtë seancë më”.

Tutje, ajo i ështe drejtuar qeverisë, që të koordinohet me kabinetin e tyre që të vijnë të kryejnë obligimin ndaj kuvendit, ose të mos i thërrasë seancat.

“Ose koordinohuni me kabinetin qeveritar që ata të vijnë ta kryejnë obligimin ndaj kuvendit dhe qytetarëve të Kosovës, ose mos i thirrni këto seanca koti. Unë tërhiqem nga kjo senacë, sepse është e pakuptimtë dhe e padrejtë që të rri edhe më tutje në këtë kuvend”, është shprehur ajo.

Video nga Paradoks

Përplasje e fortë në VV SHOW mes Kajtazit e Ymerit

Klikoni KËTU për t’u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Paparacit në Viber.

Subscribe në kanalin zyrtar të Paparacit - Kliko KËTU

Të fundit

TË TJERA

Qëndro i informuar

Për të mos ju ikur asnjë lajm, regjistrohu në Paparaci