Të fundit

Ndalja e ngrohjes nga Termokosi – reagon Shpend Ahmeti

Shpend Ahmeti ka thënë se është gabim të ndërpritet ngrohja nga Termokosi për arsye të energjisë elektrike.

Ish-kryetari i Komunës së Prishtinës ka thënë se ngrohtorja e Termokosit përveç ofrimit të ngrohjes, kursen edhe rrymë.

“Termokosi e paska ndal ngrohjen ia sepse nuk furnizohet me rrymë – kogjenerim nga KEK. Gabim – ngrohja duhet të jetë prioritet. Termokosi 25 mW energji elektrike o kthen në 140 mW termike. Edhe ka ngrohje edhe kursehet rrymë”, tha Ahmeti.

Ai, kritikoi këshillat e qeverisë për kursim të rrymës. Tha se ato nuk kanë asnjë efekt në një vend me 1.7 milion banorë.

“Kjo edhe dëshmohet nga Teoria e Lojës në Ekonomi. Fakti që çdo njeri mendon se kojshia nuk po kursen e humb motivin për me kursy vetë”, tha ish-kryetari i Prishtinës.

Video nga Paradoks

Përplasje e fortë në VV SHOW mes Kajtazit e Ymerit

Klikoni KËTU për t’u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Paparacit në Viber.

Subscribe në kanalin zyrtar të Paparacit - Kliko KËTU

Të fundit

TË TJERA

Qëndro i informuar

Për të mos ju ikur asnjë lajm, regjistrohu në Paparaci