Policia e Kosovës është deklaruar për vdekjen e çiftit Tofaj në Bjeshkët e Junikut.
Zëdhënësi i Policisë për Rajonin e Pejës, Fadil Gashi për Paparacin tha se vdekjen e tyre e ka konstatuar mjeku i QKMF-së.
Siç thotë ai “dyshohet se shkaktar i vdekjes është rryma”.
“Rreth orës 11:30 stacioni policor në Junik është njoftuar se në Bjeshkët e Junikut kanë vdekur burrë dhe grua. Në vend të ngjarjes kanë dalë komandanti dhe policët e stacionit në Junik. Vdekjen e ka konstatuar mjeku i qendrës së mjekësisë familjare”, tha tutje Gashi.
Mësohet se viktimat janë Mic Tofaj, dhe Fatlinda Maloku-Tofaj.

