Ai është parë në sheshin e Mitrovicës gjatë së enjtes.
Hetemi ka qëndruar brenda objektit të komunës që nga muaji maj i këtij viti, kur kishte filluar detyrën zyrtarisht si kryetar i Leposdaviqit.
Ditën që kryetarët e komunave veriore me shumicë serbe kanë hyrë në objektet e komunës, shumë qytetarë serbë ishin vendosur para këtyre objekteve, duke kundërshtuar udhëheqjen e kryetarëve shqiptarë në këto komuna përmes protestave.



