Të fundit

Tragjike: Polici amerikan vret gruan shqiptare dhe dy fëmijët e tyre

Një grua shqiptare, Ornela Morgan, është vrarë bashkë me dy djemtë e saj 10 vjeç dhe 12 vjeç nga bashkëshorti i saj amerikan në ShBA.

Ky i fundit, pas vrasjes masakër që i ka bërë familjes së tij ka vrarë dhe veten.

Prej disa vitesh Ornela Morgan (Rori) jetonte në New York, bashkë me bashkëshortin e saj Watson Morgan, i cili ishte polic.

Watson ishte një oficer policie në Departamentin e Policisë së Nju Jorkut për shtatë vjet.

Ai më pas iu bashkua policisë në Bronxville, që ndodhet në Westchester County në vitin 2007 dhe u promovua në gradën rreshter në vitin 2016.

Ndërkaq, shqiptarja Ornela Watson ishte mësuese në një shkollë publike në qytetin e Nju Jorkut.

Policia shprehet se ende nuk ka një motiv për ngjarjen e rëndë, ndërkohë që ende vijojnë hetimet.

Video nga Paradoks

Përplasje e fortë në VV SHOW mes Kajtazit e Ymerit

Klikoni KËTU për t’u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Paparacit në Viber.

Subscribe në kanalin zyrtar të Paparacit - Kliko KËTU

Të fundit

TË TJERA

Qëndro i informuar

Për të mos ju ikur asnjë lajm, regjistrohu në Paparaci