Të fundit

Bojkotimi i presidentes, deputetja e AAK-së pozicionohet “kundër” partisë

Deputetja e Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Albena Reshitaj, është e vetmja në mesin e tetë ligjvënësve të partisë që zgjodhi të qëndrojë në seancën e Kuvendit të Kosovës të enjten.

Presidentja Vjosa Osmani i është adresuar deputetëve të Kuvendit të Kosovës në fjalimin përmbyllës të vitit 2021, në një seancë të jashtëzakonshme që ka filluar në orën 10:00.

Por, vetëm gjashtë deputetë të opozitës e kanë dëgjuar adresimin e presidentes në kuvend.

Anton Quni, Besian Mustafa, Valentina Bunjaku, Hykmete Bajrami dhe Armend Zemaj, janë pesë deputetët e vetëm të Lidhjes Demokratike të Kosovës që kanë qëndruar në seancën e Kuvendit të Kosovës të premten.

Ndërkaq, Albena Reshitaj është e vetmja deputete e AAK-së, prezente në seancë. Shtatë të tjerët e kanë bojkotuar seancën.

Grupi Parlamentar i AAK-së, tha sot në një njoftim për media se refuzimi për të marrë pjesë në seancën e jashtëzakonshme paraqet një akt revolte ndaj presidentes Osmani.

Sipas GP të AAK-së, presidentja ka shkelur mandatin e saj si faktor uniteti në vend.

“Grupi Parlamentar i AAK-së, në shenjë mospajtimi dhe revolte për faktin se Presidentja e ka shkelur mandatin e vet si faktor uniteti, duke u bërë palë me Kryeministrin, ne si grup patlamentar refuzojmë ta dëgjojmë fjalën e Presidentes dhe e braktisim seancën”, tha ai.

Video nga Paradoks

Përplasje e fortë në VV SHOW mes Kajtazit e Ymerit

Klikoni KËTU për t’u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Paparacit në Viber.

Subscribe në kanalin zyrtar të Paparacit - Kliko KËTU

Të fundit

TË TJERA

Qëndro i informuar

Për të mos ju ikur asnjë lajm, regjistrohu në Paparaci