Të fundit

Tragjedi në Gjermani – tre të vdekur nga rrëzimi i helikopterit

Tre persona kanë vdekur pas rrëzimit të një helikopteri në Baden-Wuerttemberg në Gjermani të dielën.

Tani për tani është e paqartë nëse dikush është i zhdukur.

Hetuesit po mundohen të kuptojnë se nga cili vend është nisur helikopteri Robinson R44.

Një zëdhënës i Policisë tha se sapo të kuptohet kjo do të bëhet e ditur edhe se sa persona ishin brenda helikopterit.

Helikopteri u rrëzua të dielën pasdite në një mal në Buchen, afër kufirit me Hessen dhe Bavarinë.

Shkaku i aksidentit ende nuk dihet. Mbetje të helikopterit u gjetën të shpërndara për qindra metra në mes të malit, sipas zëdhënësit të Policisë në vendngjarje.

Sipas të dhënave nga Byroja Federale e Hetimit të Aksidenteve Ajrore, aksidentet e helikopterëve janë të rralla.

Vitin e kaluar u shënuan katër aksidente që përfshinë helikopterë të aviacionit civil në Gjermani dhe në asnjërin nga ta nuk pati vdekje apo lëndime serioze.

Video nga Paradoks

"Kom rrudha, s'kom hundë perfekte": Deputetja e PDK-së tregon a ka ndërhyrje estetike, flet edhe për debatet - "Meniher ta tregoj Arianën e egër"

Klikoni KËTU për t’u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Paparacit në Viber.

Subscribe në kanalin zyrtar të Paparacit - Kliko KËTU

Të fundit

TË TJERA

Qëndro i informuar

Për të mos ju ikur asnjë lajm, regjistrohu në Paparaci