Juristi dhe politikani francez Robert Badinter, ish-ministër i Drejtësisë i cili ishte kryetar i komisionit të arbitrazhit në kuadër të Konferencës së Paqes për Jugosllavinë në vitin 1991, ka vdekur në moshën 95-vjeçare, raportojnë mediat franceze, transmeton Paparaci.
Badinter – jurist, profesor i drejtësisë në Sorbonë dhe kryetar i Këshillit Kushtetues të Francës – në kohën e shpërbërjes së Jugosllavisë, ai ishte në krye të Komisionit të Badinterit, i cili në dhjetor 1991 nxori një mendim se RSFJ ishte në proces të shpërbërjes, në bazë të të cilit, më 15 janar 1992, shtetet e Bashkësisë Ekonomike Evropiane (BEE) kanë njohur pavarësinë e Kroacisë dhe Sllovenisë brenda kufijve ekzistues.
Në karrierën e tij të gjatë juridike dhe politike, ai është angazhuar për heqjen e dënimit me vdekje në Francë, i cili u arrit në vitin 1981.
Një intelektual dhe ministër hebre në qeverinë socialiste, babai i të cilit vdiq në një kamp përqendrimi gjerman, Badinter ishte objekt i sulmeve të shumta nga e djathta franceze, disa prej të cilave ishin të ngjyrosura me antisemitizëm./Paparaci.com
