Të fundit

Stresi proteston kundër Vuçiqit

Sali Berisha, ditën e sotme ka thirrur protestë në orën 16:00, kundër ardhjes së presidentit të Serbisë, Aleksandar Vuçiq, në Tiranë.

Por Stresi thotë se është në protestë, jo kundër mysafirëve, por kundër të zotit të shtëpisë, duke iu referuar kryeministrit të Shqipërisë, Edi Ramës.

“Nesër do jem në protestë jo për të protestuar kundër mysafirëve, por kundër të zotit të shtëpisë. Kundër të zotit të shtëpisë që nuk përfaqëson dot shumicën e shqiptarëve, ndonëse në zgjedhjet e fundit ishte më i votuar se pengu i tij. Ai nuk u votua nga shumica absolute e shqiptarëve.”

“I zoti i shtëpisë nuk mund të shpallë mikun e tij personal si mik të Shqipërisë. As të Shqiptarëve. Aq më keq kur ulet në krah të tij dhe përballë Kosovës, shqiptarëve! Ky pozicion politik i qeverisë sonë është i papranueshëm! Kush nuk njeh Kosovën, nuk respekton as Shqipërinë!”, ka shkruar Stresi.

“Mysafirin ta rehatojnë si mysafir, por jo si mik të Shqipërisë e shqiptarëve, të cilët ende nuk i njeh si shtet e as i respekton si komb. Protesta është jeta e një kombi dhe zemra e demokracisë. Do jem aty si qytetar, patjetër”, shtoi ai.

Ditën e sotme pritet të vijnë në Tiranë kryeministri maqedonas, Zoran Zaev dhe presidenti i i Serbisë, Aleksandër Vuçiq, në kuadër të nismës ‘Open Balkan’.

Video nga Paradoks

Përplasje e fortë në VV SHOW mes Kajtazit e Ymerit

Klikoni KËTU për t’u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Paparacit në Viber.

Subscribe në kanalin zyrtar të Paparacit - Kliko KËTU

Të fundit

TË TJERA

Qëndro i informuar

Për të mos ju ikur asnjë lajm, regjistrohu në Paparaci