Të fundit

Prokuroria deklarohet për zjarrin në fabrikën e plastikës në Drenas

Prokurori i Shtetit ka autorizuar Policinë e Kosovës dhe njësitë relevante për ndërmarrjen e veprimeve me qëllim të ndriçimit të rrethanave të zjarrit në fabrikën e plastikës në Drenas.

Kështu ka konfirmuar për Paparacin zëdhënësja e Themelore në Prishtinë, Laureta Ulaj.

Ajo tha se “do të analizojnë dhe vlerësojnë në rast se paraqiten elemente të veprës penale”.

“Prokurori i Shtetit ka autorizuar Policinë e njësitë relevante për ndërmarrjen e veprimeve hetimore me qëllim të ndriçimit të rrethanave të këtij zjarri, si dhe do të analizojë e vlerësojë në rast se paraqiten elemente të veprës penale”, tha Ulaj.

Zjarri ka kapluar një fabrikë në Korreticë të Epërme të Drenasit që nga ora 11 e ditës së hënë.

Deri më tash nuk ka të lënduar nga shpërthimi i këtij zjarri, ndërkaq fabrika është djegur e tëra.

Kryetari i Drenasit, Ramiz Lladrovci ka thënë se ka aktivizuar shtabin emergjent të komunës në krye të të cilit është vetë ai.

Ai njoftoi se në vendin e ngjarjes kanë shkuar edhe njësitet e zjarrfikësve nga Malisheva, Lipjani, Prishtina e Skënderaj.

Për rastin është deklaruar edhe zëdhënësja e Policisë për rajonin e Prishtinës, Flora Ahmeti.

“Sot rreth orës 11:00, kemi pranuar informatën për një incident zjarri në një fabrikë në fshatin Korroticë e Epërme të Drenasit. Në vendngjarje janë zjarrfiksit dhe policia të cilët po merren me rastin. Për detaje njoftoheni me kohë”, tha Ahmeti./Paparaci

 

Video nga Paradoks

Përplasje e fortë në VV SHOW mes Kajtazit e Ymerit

Klikoni KËTU për t’u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Paparacit në Viber.

Subscribe në kanalin zyrtar të Paparacit - Kliko KËTU

Të fundit

TË TJERA

Qëndro i informuar

Për të mos ju ikur asnjë lajm, regjistrohu në Paparaci