Shqipëria ishte një nga tre vendet e para që zbuloi këngën e saj për Eurovision 2024.
Besa Kokëdhima ka marrë të drejtën për të përfaqësuar Shqipërinë, falë mbështetjes së votës së publikut.
Ajo interpretoi këngën “ Zemrën n’Dorë” në Festivalin e 62-të të Këngës.
Dhe tashmë titulli i ri që i ka vënë këtij projekti është “Titan”, të cilin e ka sjellë të kompletuar edhe nga ana vizuale.
