Të fundit

Rusia refuzon të marrë pjesë në konferencën e paqes në Zvicër

Zëdhënësja e Ministrisë së Jashtme ruse Maria Zakharova ka njoftuar se Moska nuk ka do të marrë pjesë në konferencën e paqes të organizuar nga Zvicra për konfliktin në Ukrainë, edhe nëse ftohen zyrtarisht.

Përgjigja zyrtare erdhi pasi mediat raportuan se Kina dhe Zvicra po përpiqen të ftojnë Rusinë të marrë pjesë në negociata. Muajin e kaluar, Zvicra njoftoi planet për të pritur një samit paqeje në verë.

Aktualisht nuk ka një datë specifike dhe lista e vendeve pjesëmarrëse nuk është bërë e ditur. Megjithatë, Ukraina beson se Rusia mund të ftohet vetëm nëse pajtohet me një sërë parakushtesh.

Sipas Russia Today, Maria Zakharova akuzoi se ky forum do t’i kushtohet vetëm promovimit të formulës së paqes të presidentit të Ukrainës Volodymir Zelensky.

Zakharova shpjegoi se plani i liderit ukrainas përfshinte një sërë dispozitash joreale si: tërheqjen e trupave ruse në kufirin ukrainas në vitin 1991 dhe detyrimin e Moskës për të marrë përgjegjësinë mbi sulmet dhe parimin e kompensimeve.

Sipas zonjës Zakharova, kërkesat bazë të Kievit mbeten të njëjta, ndërsa interesat legjitime të Rusisë po shpërfillen.

“Prandaj, konferenca e ardhshme është vazhdim i bisedimeve të paqes në formatin e vjetër, i cili ka humbur besueshmërinë dhe ka hyrë në një qorrsokak”, tha zonja Maria Zakharova.

Video nga Paradoks

Përplasje e fortë në VV SHOW mes Kajtazit e Ymerit

Klikoni KËTU për t’u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Paparacit në Viber.

Subscribe në kanalin zyrtar të Paparacit - Kliko KËTU

Të fundit

TË TJERA

Qëndro i informuar

Për të mos ju ikur asnjë lajm, regjistrohu në Paparaci