Të fundit

3 vjet presidente, Osmani veçon deklaratën e Escobar “Garantuese e raporteve Kosovë-SHBA”

Presidentja Vjosa Osmani sot ka shënuar trevjetorin e saj në zyre.

Përmes një videoje ku ka përmbledhur punën e saj, Osmani ka përfshirë edhe deklaratën e emisarit special të SHBA-së, Gabriel Escobar, ku ai e quan atë si “garantuesja kryesore e marrëdhënieve dhe trashëgimisë së marrëdhënieve dypalëshe në mes të Shteteve të Bashkuara dhe Kosovës”.

Këtë deklaratë të tij, Osmani e shoqëroi me pamjet nga fotografia e përbashkët që kishte me presidentin amerikan Joe Biden.

“3 vjet Presidente! Gjithnjë në shërbim të Republikës!”, ka shkruar Osmani krahas videos.

Ajo gjithashtu ka shpërndarë edhe një pjesë nga fjalimi i saj që e mbajti në Parlamentin Europian.

Video nga Paradoks

Përplasje e fortë në VV SHOW mes Kajtazit e Ymerit

Klikoni KËTU për t’u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Paparacit në Viber.

Subscribe në kanalin zyrtar të Paparacit - Kliko KËTU

Të fundit

TË TJERA

Qëndro i informuar

Për të mos ju ikur asnjë lajm, regjistrohu në Paparaci