Të fundit

Albion Rrahmani kërkohet nga skuadra e Rangers

Albion Rrahmani vazhdon të jetë shumë i përfolur për lëvizjen e tij të radhës pas sezonit fantastik të kaluar te skuadra e Rapid Bukureshtit në Rumani.

23-vjeçari kosovar është vëzhguar nga Aston Villa e Napoli, teksa sipas raportimeve të fundit në garë për Rrahmanin është futur edhe 55 herë kampioni i Premiershipit Skocez, Rangers FC.

Rangers thuhet se e po e kërkojnë me ngulm Rrahmanin dhe kanë vëzhguar me vëmendje ndeshjet e tij të fundit në Rumani.

Ata janë në gjendje të paguajnë 6.2 milionë funte për shërbimet e tij, megjithatë deri më tani nuk ka asnjë ofertë zyrtare në drejtim të Rapidit.

Sipas mediave në Rumani, deri tani për Rrahmanin është dorëzuar vetëm një ofertë dhe ajo nuk është nga skuadra e Rangers.

Sulmuesi 23-vjeçar thuhet se është përshëndetur me tifozët në ndeshjen e tij të fundit dhe se largimi i tij do të ndodh këtë verë, ani pse trajneri i ri i Rapidit nuk e dëshiron një gjë të tillë.

Rrahmani ka shënuar 19 gola në 30 ndeshjet e tij me fanellën e Rapidit këtë sezon. Përgjatë këtyre ndeshjeve ai ka asistuar pesë herë për shokët e tij të skuadrës.

23-vjeçari kosovar ka kontratë me skuadrën e Rapidit deri në verën e vitit 2026 dhe vlera e tij në treg sillet rreth 2.30 milionë euro.

Video nga Paradoks

Përplasje e fortë në VV SHOW mes Kajtazit e Ymerit

Klikoni KËTU për t’u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Paparacit në Viber.

Subscribe në kanalin zyrtar të Paparacit - Kliko KËTU

Të fundit

TË TJERA

Qëndro i informuar

Për të mos ju ikur asnjë lajm, regjistrohu në Paparaci