Policia e Kosovës njofton se gjatë mbrëmjës së mërkurës rreth orës 20:35 në veturën e një personi në Vërmicë është gjetur dhe sekuestruar substancë e dyshuar narkotike e llojit marihuanë me peshë rreth 125.85 gram.
Lidhur me këtë rast, është arrestuar i dyshuari dhe me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje.
“PKK, Vërmicë 22.05.2024, 20:35. Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar pasi që tek i njëjti, gjatë kontrollit të tij dhe të veturës së tij, është gjetur dhe sekuestruar substancë e dyshuar narkotike e llojit marihuanë me peshë rreth 125.85 gram. Pas intervistimit me vendim të prokurorit i dyshuari është dërguar në mbajtje”, njofton policia.
