Të fundit

Miratohen edhe tri marrëveshje ndërkombëtare

Kuvendi ka miratuar sot edhe tri marrëveshje ndërkombëtare, një javë pas zhbllokimit të tyre.

Në vazhdimin e seancës së sotme, deputetët e Kuvendit me 93 vota për, asnjë kundër dhe asnjë abstenim miratuan Projektligjin nr.08/L-301 për ratifikimin e Marrëveshjes për njohjen e kualifikimeve profesionale për infermier, kirurg veterinar, farmacist dhe mami në kontekstin e Marrëveshjes së tregtisë të lirë të Evropës Qendrore.

Po ashtu 93 vota për i mori edhe shqyrtimi i Projektligjit nr.08/L-303 për ratifikimin e Amendamentit të Marrëveshjes për Themelimin e Bankës Evropiane për Rindërtim dhe Zhvillim (“Marrëveshja”) – neni 1.

Ndërkaq, pikë e tretë e rendit të ditës ishte shqyrtimi i Projektligjit nr.08/L-302 për ratifikimin e Marrëveshjes së Kredisë në mes të Republikës së Kosovës përfaqësuar nga Ministria e Financave, Punës dhe Transfereve, dhe Bankës Zhvillimore të Këshillit të Evropës (BZHKE) për Projektin “Banimi social adekuat”.

Gjatë javës së kaluar deputetët votuan pro 10 marrëveshjeve ndërkombëtare, kurse dy prej tyre u rrëzuan.

Zhbllokimi i marrëveshjeve ndërkombëtare u arrit pas një darke të kryeministrit Albin Kurti me kryetarin e Partisë Demokratike të Kosovës, Memli Krasniqin, ku ndër të tjera diskutuan edhe për agjendën legjislative. /Paparaci.com

Video nga Paradoks

Përplasje e fortë në VV SHOW mes Kajtazit e Ymerit

Klikoni KËTU për t’u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Paparacit në Viber.

Subscribe në kanalin zyrtar të Paparacit - Kliko KËTU

Të fundit

TË TJERA

Qëndro i informuar

Për të mos ju ikur asnjë lajm, regjistrohu në Paparaci