Qeveria ka marrë vendim sot për të ndarë 2.5 milionë euro shtesë për fermerët që janë përfitues të Programit të Pagesave direkte për vitin 2021.
Ekzekutivi në mbledhjen e sotme miratoi strategjinë për Bujqësi dhe Zhvillim Rural 2022-2028.
“Vetëm sot 2.5 milion shtesë me vendim të Qeverisë për fermerët përfitues të Programit të Pagesave Direkte 2021! Bujqësia, për herë të parë me Strategji! Për herë të parë, politikat për zhvillim të bujqësisë dhe zonave rurale do të bazohen në Strategjinë e parë për Bujqësi dhe Zhvillim Rural 2022 – 2028, strategji e cila u miratua sot në Mbledhje të Qeverisë”, njofton ministri Peci.
Krahas kësaj, u miratua edhe Strategjia për Pylltari 2022 – 2030 dhe Plotësim-Ndryshimi i Ligjit Nr.02/L-26 për Tokën Bujqësore i cili u harmonizua me dispozitat sanksionuese të Ligjit për Kundërvajtje. Në aspektin legjislativ për 9️ muaj qeverisje kemi realizuar më shumë se për 9️ vitet e kaluara. Dhe kjo edhe një herë vërteton përkushtimin tonë për qeverisje të mirë dhe ligjore”, thuhet në njoftim.
