Të fundit

Një “qebe” në vend të flamurit shtetëror në oborrin e qeverisë

Partia Socialdemokrate ka larguar flamurin e Kosovës nga oborri i Qeverisë së Kosovës, duke e zëvendësuar atë me një batanije.

Aktivistët e PSD-së janë duke zhvilluar një aksion para Qeverisë së Kosovës, për shkak të krizës energjetike në vend dhe kthimit të reduktimeve me energji elektrike.

PSD ka larguar flamujt që gjenden në oborrin e Qeverisë së Kosovës, duke vendosur batanije në vend të tyre.

Zëdhënësja e PSD-së, Natyra Kuçi, ka deklaruar se batanijet janë vendosur në shenjë të dorëzimit të Qeverisë Kurti, ndaj krizës energjetike.

“Sikurse flamuri i bardhë i cili është simbol i dorëzimit, qebet që kemi vendosur janë simbol i dorëzimit të Qeverisë Kurti ndaj krizës së energjisë elektrike. Kemi një kryeministër i cili na udhëzon që mënyra për t’u mbrojtur nga i ftohti është qebja. Në anën tjetër kemi ministren e ekonomisë Artane Rizvanolli e cila fajin e hedh tek njerëzit të cilët po e përdorin rrymën për komoditet”, ka deklaruar Kuçi.

Kryeministri i vendit, Albin Kurti, ditë më parë ka deklaruar se kur është kthyer në shtëpi është ngrohur me batanije.

Video nga Paradoks

Përplasje e fortë në VV SHOW mes Kajtazit e Ymerit

Klikoni KËTU për t’u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Paparacit në Viber.

Subscribe në kanalin zyrtar të Paparacit - Kliko KËTU

Të fundit

TË TJERA

Qëndro i informuar

Për të mos ju ikur asnjë lajm, regjistrohu në Paparaci