Të fundit

Gvardiol ndryshon pozicion? Ja përbërja e Kroacisë në ndeshjen kyçe kundër Shqipërisë

Trajneri Zlatko Daliq paralajmëroi ndryshime te Kroacia për Shqipërinë, fillimisht në energji dhe angazhim, e më pas sigurisht edhe në formacionin titullar.

Ai ka bërë të ditur se do të luajë me Shqipërinë në formacionin 4-2-3-1, çka do të thotë se po e copëton treshen e mesfushës Modriq, Brozoviç, Kovaçiq, se vetëm dy prej tyre do të jenë në fushë, shkruan sot Jutarnji List.

Modriq sigurisht do të luajë, kurse Kovaçiq duket se ka avantazh ndaj Brozoviqit.

Pyetja është se kush hyn në lojë. Nëse është një anësor, si Perishiq, Pjaca apo Ivanushec, atëherë Kramariq do të jetë numri “dhjetë”, Majer ndoshta në të djathtë dhe Budimir në sulm.

Meqenëse Marin Pongraçiq mund të kishte bërë më shumë me disa nga golat e pësuar kundër Spanjës, nuk do të ishte çudi nëse Joshko Gvardiol do të kthehej në qendërmbrojtës dhe Borna Sosa ose Josip Juranoviq do të startonin në të majtë.

Ky është formacioni i mundshëm i Kroacisë kundër Shqipërisë:

Livakoviq – Juranoviq, Shutalo, Gvardiol, Sosa – Modriq, Kovaçiq – Majer, Pashaliq, Kramariq – Budimir.

Video nga Paradoks

Përplasje e fortë në VV SHOW mes Kajtazit e Ymerit

Klikoni KËTU për t’u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Paparacit në Viber.

Subscribe në kanalin zyrtar të Paparacit - Kliko KËTU

Të fundit

TË TJERA

Qëndro i informuar

Për të mos ju ikur asnjë lajm, regjistrohu në Paparaci