Gjatë natës së mbrëmshme (e premte) në shtëpinë më të famshme në Shqipëri në Big Brother Vip kanë ndodhur momente emocionuese.
Arjola Demiri, ka takuar të bijën për herë të parë që nga hyrja në shtëpinë e BBV.
Takimi i saj me të bijën pas gati tre muajsh u përcjell me shumë emocione dhe lot nga aktorja, të cilës iu mundësua të qëndrojë me të për disa minuta.
Përveç saj, edhe shumë nga banorët u përlotën nga ky moment i ndjeshëm dhe surpriza për aktoren e njohur nga Tropoja.
Kujtojmë që banorët janë në garë për të fituar çmimin e madh prej 100 mijë eurosh.
View this post on Instagram
