Të fundit

Kurti e Vuçiq pajtohen për takim në Bruksel, BE shpalos detaje

Shërbimi i veprimit të Jashtëm i Bashkimit Evropian (EEAS) ka konfirmuar se përfaqësuesi i lartë, Josep Borrell, do të presë në takim të nivelit të lartë të dialogut, kryeministrin e Kosovës, Albin Kurti, dhe presidentin e Serbisë, Aleksandar Vuçiq, më 26 qershor në Bruksel.

“Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, dhe presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, e kanë konfirmuar pjesëmarrjen e tyre. Përfaqësuesi i lartë [Josep Borrell] dhe i dërguari i posaçëm, Mirosllav Lajçak, do të kenë takime të ndara me liderët duke nisur nga ora 15:00, për të pasuar me një takim të përbashkët trepalësh”, u tha në njoftimin e BE-së.

Borrell pritet që të deklarohet për media pas takimit të së mërkurës.

“Takimi do të shërbejë për të vlerësuar atë që është arritur në dialog nën udhëheqjen e përfaqësuesit të lartë dhe do të fokusohet në rrugën përpara”, thuhet tutje në njoftim.

 

Video nga Paradoks

Përplasje e fortë në VV SHOW mes Kajtazit e Ymerit

Klikoni KËTU për t’u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Paparacit në Viber.

Subscribe në kanalin zyrtar të Paparacit - Kliko KËTU

Të fundit

TË TJERA

Qëndro i informuar

Për të mos ju ikur asnjë lajm, regjistrohu në Paparaci