Të fundit

Spanja, gjysmëfinalistja e parë e “Euro 2024”

Kombëtarja e Spanjës ka siguruar gjysmëfinalen e Kampionatit Evropian pasi mposhti Gjermaninë me rezultat 2:1.

Spanja triumfoi në ndeshjen më të paparashikueshme të Evropianit, me dy gola që u shënuan pak para se të përcaktohej fituesi i takimit.

Spanjollët kaluan fillimisht në epërsi në minutën e 51-të me Dani Olmon dhe kur menduan se takimi përfundoi Wirtz barazoi rezultatin.

Futbollisti gjerman shënoi dy minuta para përfundimit të kohës së rregullt duke e dërguar takimin në kohën shtesë.

Pak para ekzekutimit të penalltive, saktësisht dy minuta para përfundimit të kohës shtesë, Olmo harkoi në zonë dhe Merino shënoi me kokë për 2:1.

Kësisoj Spanja siguroi gjysmëfinalen kurse Gjermania u eliminua nga “Euro 2024”.

Në gjysmëfinale, Spanja do të takohet me fituesin e takimit mes Portugalisë e Francës.

Video nga Paradoks

Përplasje e fortë në VV SHOW mes Kajtazit e Ymerit

Klikoni KËTU për t’u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Paparacit në Viber.

Subscribe në kanalin zyrtar të Paparacit - Kliko KËTU

Të fundit

TË TJERA

Qëndro i informuar

Për të mos ju ikur asnjë lajm, regjistrohu në Paparaci