Të fundit

Nga sot Kosova dhe Shqipëria me kontrolle të përbashkëta në pikëkalimet kufitare

Ministri Xhelal Sveçla me homologun e tij nga Shqipëria, Taulant Balla kanë nënshkruar protokollin për kontrolla të përbashkëta në pikëkalimet kufitare mes dy vendeve.

Sveçla njofton se nga sot e tutje do të aplikohet procedura një ndalesë – një kontroll, raporton Paparaci.

“Pasi hoqëm tërësisht kontrollat kufitare me Shqipërinë në pikë kalimin kufitar në Vërmicë dhe filloi së zbatuari marrëveshja e trafikut lokal për banorët e brezit kufitar të Kosovës dhe Shqipërisë, jam jashtëzakonisht i lumtur që sot, bashkë me mikun dhe homologun tim të Republikës së Shqipërisë Taulant Balla nënshkruam protokolin i cili lehtëson procedurat e kalimit kufitar në pikat kufitare Qafë Morinë, Qafë Prush, Shishtavec-Krushevë, Borje-Glloboçicë dhe Orgjost-Orçush.

Nga sot e tutje, do të aplikohet procedura një ndalesë – një kontroll.

Me vullnetin më të mirë, lehtësojmë procedurat tona duke lehtësuar kështu edhe jetën dhe zhvillimin e qytetarëve tanë ndërsa bashkëpunojmë në luftimin me çdo kusht të të gjitha llojeve të krimit”, shkruan ministri.

Video nga Paradoks

Përplasje e fortë në VV SHOW mes Kajtazit e Ymerit

Klikoni KËTU për t’u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Paparacit në Viber.

Subscribe në kanalin zyrtar të Paparacit - Kliko KËTU

Të fundit

TË TJERA

Qëndro i informuar

Për të mos ju ikur asnjë lajm, regjistrohu në Paparaci