Të fundit

Shpërthim në një fabrikë në Gjermani, 14 të lënduar

14 persona u plagosën lehtë në një zjarr që ra ditën e sotme pas një shpërthimi në fabrikën BASF në Ludwigshafen  Rhineland-Pfalz.

Ende nuk dihet shkaku i rënies së zjarrit.  Sipas policisë lokale, 14 punëtorë kanë mbetur të plagosur lehtë dhe janë dërguar në klinikën e kompanisë për të marrë ndihmë mjekësore.

“Nuk kishte asnjë rrezik për punëtorët apo për banorët e zonave përreth”, njoftoi kompania, pavarësisht reve të tymit që u krijua në zonë.

Në vendngjarje kanë shkuar menjëherë mjetet e matjes së mjedisit, ku janë konstatuar nivele pak të larta të hidrokarbureve.

Megjithatë, zjarrfikësja kishte paralajmëruar më parë banorët për probleme të mundshme të frymëmarrjes ose shikueshmëri të kufizuar në zonën e gjerë dhe u bëri thirrje drejtuesve të mjeteve që të shmangin zonën, ndërsa ata në shtëpi duhej të mbanin dyer dhe dritare të mbyllura dhe sistemet e ventilimit dhe kondicionimit të fikur.

Pas njoftimit për shpërthimin në fabrikën e kompanisë më të madhe kimike në botë, vlera e aksionit të saj ra me 2.8%.

Video nga Paradoks

Përplasje e fortë në VV SHOW mes Kajtazit e Ymerit

Klikoni KËTU për t’u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Paparacit në Viber.

Subscribe në kanalin zyrtar të Paparacit - Kliko KËTU

Të fundit

TË TJERA

Qëndro i informuar

Për të mos ju ikur asnjë lajm, regjistrohu në Paparaci