Të fundit

39 raste aktive me COVID-19, IKSHPK bën thirrje për kujdes

Institutin Kosovar të Shëndetit Publik ka bërë e ditur se në dy javët e fundit në Kosovë ka pasur rritje të infeksionit me koronavirus.

Nga IKSHPK kanë thënë se nga data 17 korrik deri më 30 korrik në Kosovë janë regjistruar 39 raste pozitive me COVID-19, por nuk ka raportuar për ndonjë rast me fatalitet.

Në lidhje me situatën e krijuar nga IKSHPK-ja thanë se aktualisht brenda Klinikës Infektive janë duke u trajtuar dy pacientë, por që gjendja e tyre nuk raportohet të jetë e rrezikuar.

Po ashtu u tha se shtimi i rasteve me COVID-19 në Evropë si dhe në vendet e rajonit ka reflektuar edhe në vendin tonë.

“Përgjithësisht në rajonin evropian dhe në vendet e rajonit ka shtim të rasteve me COVID-19, dhe kjo reflekton edhe në vendin tonë, por rastet, megjithatë nuk kanë reflektuar me ngarkesa të theksuara për sistemin shëndetësor”, kanë thënë nga IKSHPK.

Ndër të tjera nga IKSHPK, kanë këshilluar qytetarët që të praktikojnë masat e higjienës, të testohen kur kanë shenja apo dyshime për infeksion dhe, të vaksinohen me doza përforcuese.

“Gjithsesi, qytetarët këshillohen të praktikojnë masat e higjienës, të testohen kur kanë shenja apo dyshime për infeksion dhe, të vaksinohen me doza përforcuese, sidomos personat me imunitet të komprometuar”.

Ndryshe IKSHPK-ja rikujtoi se Organizata Botërore e Shëndetësisë deklaroi fundin e COVID-19 si emergjencë globale shëndetësore më 5 maj 2023.

 

Video nga Paradoks

Përplasje e fortë në VV SHOW mes Kajtazit e Ymerit

Klikoni KËTU për t’u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Paparacit në Viber.

Subscribe në kanalin zyrtar të Paparacit - Kliko KËTU

Të fundit

TË TJERA

Qëndro i informuar

Për të mos ju ikur asnjë lajm, regjistrohu në Paparaci