Të fundit

Ndryshojnë temperaturat, Instituti Hidrometeorologjik del me njoftim

Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës ka njoftuar se si pasojë e zhvillimeve të vranësirave në disa zona të vendit, kryesisht juglindje dhe veriperëndim, parashihen riga afatshkurta shiu me stuhi.

IHMK bën të ditur se do të ketë edhe mundësi për breshër më 02.08.2024.

Ky institut ka njoftuar se në fundjavë (03.08.2024 – 04.08.2024) në Kosovë parashihet të mbizotërojë mot jostabil.

Vranësirat vende-vende mund të sjellin riga shiu dhe stuhi lokale më 03.08.2024.  Temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet 13-16 gradë Celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 28-33 gradë Celsius.

“Do të fryjë erë e lehtë dhe lokalisht e fortë  nga drejtimi i verilindjes” – thuhet në njoftimin e IHMK-së për motin që do të mbajë më 03.08.2024.

Mot i njëjtë parashihet të ketë edhe të dielen, më 04.08.2024. Temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet 14-17 gradë Celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 27-31 gradë Celsius. Do të fryjë erë nga veriperëndimi e lehtë deri mesatare.

IHMK thekson se indeksi UV do të jetë i lartë, prandaj këshillohet respektimi i udhëzimeve të Institutit Kombëtar të Shëndetit Publik.

Video nga Paradoks

Përplasje e fortë në VV SHOW mes Kajtazit e Ymerit

Klikoni KËTU për t’u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Paparacit në Viber.

Subscribe në kanalin zyrtar të Paparacit - Kliko KËTU

Të fundit

TË TJERA

Qëndro i informuar

Për të mos ju ikur asnjë lajm, regjistrohu në Paparaci