Të fundit

​Aksident në rrugën Ferizaj-Prishtinë, lëndohen dy persona

Dy persona janë lënduar si pasojë e një aksidenti që ka ndodhur sot në orët e hershme të mëngjesit në rrugën Ferizaj-Prishtinë.

Lajmin për KosovaPress, e ka konfirmuar zëdhënësja e Policisë për rajonin e Prishtinës, Flora Ahmeti.

“Sot rreth orës 04:00 në rrugën Ferizaj- Prishtinë ka ndodhur një aksident trafiku, ku është përfshirë një automjet. Si pasojë e aksidentit janë lënduar dy persona dhe janë shkaktuar dëme materiale. Personat e lënduar janë dërguar për trajtim mjekësor. Me rastin po merret Njësiti i trafikut”, ka thënë Ahmeti.

Video nga Paradoks

Përplasje e fortë në VV SHOW mes Kajtazit e Ymerit

Klikoni KËTU për t’u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Paparacit në Viber.

Subscribe në kanalin zyrtar të Paparacit - Kliko KËTU

Të fundit

TË TJERA

Qëndro i informuar

Për të mos ju ikur asnjë lajm, regjistrohu në Paparaci